Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Zhupa dorëzon padi në Kushtetuese: Shqipëria nuk ka më zona të mbrojtura
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi për ligjin e qeverisë që ul mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe i kthen ato në kantiere ndërtimi.
Zhupa tha për mediat se ligji i shërben vetëm interesave të Ramës dhe miqve të tij, që i sigurojnë vota.
“Meqenëse nuk kishte më vend, kjo nevojë e tyre u zgjidh nga Edi Rama duke i hequr mbrojtjen zonave të mbrojtura dhe duke i kthyer në sheshe ndërtimi për miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës dhe miqve të tij me anë të të cilëve garanton vota për zgjedhjet e ardhshme”, tha Zhupa.
Deputetja u shpreh se Shqipëria nuk ka më zona të mbrojtura pasi çdo zonë do të kthehet si pika e vogël e Mirela Kumbaros.
“Mbrojtja do të jetë vetëm në letër. Si mund të jetë në interesin publik ky ligj kur në vend të një lagune, liqeni, florës, faunës do ketë beton, pishina dhe vila të oligarkëve. Ne kemi paditur sisa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë lidh. Sot praktikisht në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura. Çdo pikë në hartë, do jetë si pika e vogël e Mirela Kumbaros”, u shpreh Zhupa.