Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
Zhupa: E kuptoj logjikën e Enverit, kur dalin aferat s’di gjë Rama
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur nga Komisioni i Sterilizimit, ku u shpreh se ky komisionin nuk mund të mbyllet pa u thirrur të gjithë dëshmitarët dhe pa u zbardhur procesverbaxlet e dëshmive të dhëna deri më tani.
Sipas Zhupës dëshmitë zbardhen sipas rregullores, dhe jo sipas dëshirës së Asamblesë socialiste.
“Ajo që po e zgjat është mazhoranca, ne po kërkojmë kohën kur do të pyetet Vilma Nushi dhe Edi Rama. Si do ta zbatojmë rendin e ditës kur këta nuk vijnë. Të bëjmë teatër sikur se kuptojmë që është s’hetim parlamentar. Do të duhet të plotësosh kushtet për tagrat e tua si komision. Nesër se mbyllim dot sepse s’përmbyllim dot tagrin që na ka dhënë Kuvendi.
S’i ezaurojmë dot dëshmitarët kyç, që kanë dijeni në dhënien e marrjen e koncensionit, Rama-Nushi. Unë e kuptoj logjikën e Enverit që e ka bërë Mehmeti me kokën e vet. Rama ka shëtit çdo spital për veglat e sterilizimit, se ka foto më shumë me Rrapajn e Beqajn se sa me Linda Ramën.
Kur do ta shesi si histori suksesi për zgjedhjet, i di Rama këto. Kur dalin aferat, nuk di gjë Rama. Kjo ju shkon për fushatë por jo për komision hetimor. Përdoreni si retorikë, kush ta hajë ta hajë. S’mund të mbyllni komisionin pa mbyllur procesverbalin e dëshmitarëve”, deklaroi Zhupa.