Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Gjendja alarmante nga zjarret në Delvinë, institucionet të marrin masat urgjente!

Zhupa: Gjendja alarmante nga zjarret në Delvinë, institucionet të

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me zjarret masive që kanë përfshirë fshatrat e Delvinës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Zhupa kërkon ndërhyrje më serioze nga ajri për të normalizuar gjendjen, pasi janë djegur shtëpi, ullishte dhe objekte fetare.

Reagimi i plotë i deputetes Ina Zhupa

Zjarri masiv në Delvinë, pasoja të rënda!

Kërkohet ndërhyrje më serioze nga ajri, nga forcat zjarrfikëse. Zjarri që shtrihet në Senicë, në Kalasë, në Tatzat, në Kopacez, në Vergo dhe dëmet janë të mëdha deri tani.

Janë djegur shtëpi, mijëra rrënjë ullinj dhe është djegur edhe Kisha e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin.
Fatmirësisht ska demtime të banorëve.

Institucionet të marrin masat urgjente!

 

Të fundit