Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Kamikazët e parlamentarizmit, votojnë dhe urdhërojnë të veprojë Garda kundër gazetarëve

Zhupa: Kamikazët e parlamentarizmit, votojnë dhe urdhërojnë

Deputetja Ina Zhupa  ka denoncuar ndalimin e gazetarëve për të hyrën në seancën parlamentare ku deputetët e opozitës kishin paralajmëruar se do ta zhvillonin protestën e radhës.

Zhupa theksoi se qëndrimet kundër medias dhe kundër gazetarëve janë me vetëdije të plotë nga mazhoranca sepse transparenca është e dëmshme për vjedhjen, abuzimet dhe shkeljet e tyre.

 “ Kamikazët e parlamentarizmit, votojnë dhe urdhërojnë të veprojë Garda kundër gazetarëve! Brenda sallës së Kuvendit rrëzonin me kartonin e kuq të ngritur me krenari, projektligjin tim për të garantuar dënime më të rënda me Kodin Penal, të atyre që dhunojnë, kanosin, plagosin gazetarët. Ndërsa jashtë sallës kishin vënë Gardën të cënonte raportimin e gazetarëve, t’i shtynte ata, t’i pengonte në ushtrimin e drejtës së informimit për qytetarët si një mision publik.

Dy qëndrime kundër medias dhe kundër gazetarëve, me vetëdije e plotë se transparenca është e dëmshme për vjedhjen, abuzimet dhe shkeljet e tyre.

Dënoj me ashpërsinë sjelljen sot ndaj gazetarëve duke urdhëruar Gardën e Republikës t’i pengonin edhe jam e keqardhur për votën kundra gazetarëve për një rekomandim ndërkombëtar, të mbështetur nga të gjitha organizatat në mbrojtje të gazetarëve.”, shkruan në Facebook deputetja demokrate.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit