Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Konfiskimi nga shteti i isendeve të gazetarëve të News 24, akt diktatorial

Zhupa: Konfiskimi nga shteti i isendeve të gazetarëve të News 24,

Kryetarja e Komisionit të Mediave Ina Zhupa deklaron se marrja nga shteti të sendeve të gazetarëve është një akt diktatorial.

Duke folur për gazetarët e News 24, Zhupa theksoi se dhuna ndaj ketij televizioni do të jetë edhe pjesë e raporteve ndërkombëtare. Ajo tha se gazetarët kanë qëndruar krenarë në këtë mision.

Zhupa: Ndërprerja e sinjalit të News24 ka qenë akt antiligjor. Marrja nga shteti të sendeve të gazetarëve është akt diktatorial. Ti vetë Osman je marrë me denoncime dhe keqmenaxhime që ndodhin në spitalet tona. Ky është një akt dhune ndaj mediave, duke ia mbyllur gojën.

Ne kemi qëndruar këtu gjithë ditën, vetëm që të ndiqet opinioni publik. Liria e fjalës është, por nuk është liria se çfarë do të ndodhë pasi të thuash fjalën tënde, pra kemi standarde afrikane. Kjo ngjarje është ndër dhunimet më të mëdha të medias dhe do jetë pjesë e raporteve ndërkombëtare. Gazetarët kanë qëndruar fisnikërisht.

Të fundit