Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa kritika mazhorancës: Parlamenti i Ramës nuk ka rol, deputetët trajtohen si kartona

Zhupa kritika mazhorancës: Parlamenti i Ramës nuk ka rol,

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë Konferencës së Kryetarëve, duke e akuzuar për pengimin e opozitës dhe për mosrespektimin e rolit të deputetëve në Parlament.

“Duhet të kesh guxim të tepruar dhe pafytyrësi të thuash që sesioni i kaluar ishte sukses dhe dhënie hapësire për deputetët e opozitës. Por treguesi kohor tregon të kundërtën: opozita ka folur 48 orë, mazhoranca 40, pra paskeni folur shumë,” tha Zhupa.

Ajo shtoi se kryeministri Edi Rama i ka trajtuar deputetët e mazhorancës “si kartona dhe ushtarë pa personalitet”, duke iu thënë që vetëm të miratojnë projektligje, pa diskutuar.

Deputetja e PD-së theksoi se mazhoranca ka shkelur rregulloren duke mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve sipas kërkesës së opozitës, nuk ka lejuar mocione për problemet e qytetarëve dhe ka bllokuar interpelancat me kryeministrin.

“Rri në sirtar projektligji im për pagat e mësuesve, heqja e 5-mijë lekëshit të kategorisë. Nuk e fusin, sepse nuk e rrëzojnë dot, por as nuk e miratojnë, sepse s’ju lejon qeveria. Ky është realiteti i një parlamenti që nuk respekton asgjë dhe nuk ka rol përtej dëshirave dhe vullnetit të Edi Ramës,” përfundoi Zhupa.

Të fundit