Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zhupa: Ligji i zonave të mbrojtura, mbron interesin e Ramës dhe oligarkëve të tij

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dhënë detaje të pranimit nga Gjykata Kushtetuese të padisë së ngritur nga 37 deputetë të PD dhe opozitës për rrëzimin e ligjeve, që prekin Zonat e Mbrojtura.
Zhupa në një deklaratë për mediat, është optimiste që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare, duke kundërshtuar ligjin që lejon ndërtimet në këto zona, të cilat, sipas saj, dëmtojnë interesin publik dhe përputhshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe Konventën e Bernës.
Deputetja demokrate, theksoi se ky ligj është në shërbim të interesave të grupeve të lidhura me pushtetin, duke cenuar shtetin e së drejtës dhe barazinë para ligjit.
DEKLARATA E PLOTË
Mirëdita!
Si fillim viti, dua të them që kemi dhe një lajm pozitiv nga Gjykata Kushtetuese. Padia e bërë nga 37 deputetë të PD, dhe të opozitës të cilët përfaqësohen nga unë në Gjykatën Kushtetuese është pranuar nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e ligjeve në Zonat e Mbrojtura.
Kjo padi është pranuar dhe si palë në gjykim, përveç deputetëve të cilët kanë çuar padinë, janë pranuar dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. Të gjitha palët kanë afat datën 12 shkurt për të paraqitur parashtrimet e veta në lidhjet me çështjen.
Unë nuk pres që, Këshilli i Ministrave, apo Kuvendi që e kanë miratuar për procedurë të bjenë hasha vetes dhe të sjellin parashtrime në përputhje me atë që kërkon Kushtetua dhe Konventa e BE, por pres që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në lartësinë e duhur gjatë gjykimit të kësaj çështje të Zonave të Mbrojtura.
Ligji i Zonave të Mbrojtura, siç ju e dini dhe ne kemi patur raste ta diskutojmë, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në pikën e saj dhe në parimet e saj të solidaritetit shoqëror, që supozon se brezat e ardhshëm duhet të jenë më mirë se sa brezat aktualë, dhe duhet të ruhet pasuria e përbashkët për t’ju trashëguar atyre.
Zhvillimin e qendrueshëm, i cili nuk mbrohet duke shkatërruar dhe betonizuar Zona të tëra të Mbrojtura që janë në shërbim të publikut dhe duke i kthyer në shërbim të një oligarku të caktuar të lidhur me pushtetin. Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës, miqve të tij, të cilët duan të ndërtojnë atje ku tashmë ishte e ndaluar me ligjin paraprak.
Ju e dini që, në Shqipëri me investimet strategjike janë ndërtuar 5.8 milionë m2 tokë në bregdet, në vija bregdetare, nëpër zona të rëndësishme të Shqipërisë.
Thënë këtë shifër do të thotë se, nuk ka më ku të ndërtohet përveçse të hysh në Zonat e Mbrojtura, dhe këta që janë sjellë si terroristë ambjentalë, do të duan që të hyjnë dhe kanë hyrë me këtë ligj brenda Zona të Mbrojtura.
Kjo shkon në linjë të drejtë edhe me ndryshimin që kanë depozituar në Kuvend për të ndryshuar për të 10-tën herë ligjin për investimet strategjike, duke i bërë një shtyrje atyre dhe duke dhënë mundësi që të ndërtojnë komplekse, hotele me 5 yje në Zonat e Mbrojtura.
Në këtë formë që është ligji mban një formë të rëndë të cënimit të shtetit të se drejtës, barazisë para ligjit dhe parimit të hierarkisë së normave. Nuk është një ligj që i shërben shoqërisë, por është një ligj që i shërben një individi ose një grupi individësh të lidhur me pushtetin.
Është një ligj që nuk zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Një provë që ne na është shtuar, të cilën do ta depozitojmë në Gjykatën Kushtetuese është dhe progres-raporti i BE, i cili doli në fundin e vitit të shkuar që e thotë qartësisht që: ligji i Zonave të Mbrojtura është një ligj pa konsultim publik dhe është një ligj që bie ndesh me standardet e BE-së.
Po ashtu, edhe Konventa e Bernës ak bërë të njëjtën deklaratë publike, e cila sërish do të jetë një provë në Gjykatën Kushtetuese për të thësë se ligji bie ndësh standardeve që ka Konventa e Bernës.
Nuk gjejmë asnjë model në botë apo europian që të ketë këtë model për Zonat e Mbrojtura, praktikisht t’i lerë Zonat e Mbrojtura të pambrojtura.
Dhe një prove tjetër e krimit dhe vërtetësia e asaj që ne themi se do ta shtojmë në prova janë dhe 9 projektvendime, që tashmë janë vendime që kanë kaluar në 27.09.2024, ku në 9 Zona të Mbrojtura në të gjitha është ulur mbrojtja dhe është lejuar ndërtimi, ku është cunguar zona e cila duhet të ishte e paprekshme, sepse nuk kemi më zonim.
Marr angazhimin në emër të PD, dhe si përfaqësuese e PD në atë gjyq dhe në atë seancë që do të jetë më pas do të jetë seancë publike, është që ne nuk heqim dorë dhe do të ndjekim të gjitha hallkat institucionale brenda vendit dhe jashtë që këtë ligj ta ndalojmë dhe ky ligj të mos jetë një ligj me të cilin funksionojnë Zonat e Mbrojtura në Shqipëri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38