Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa-mazhorancës: Shteti shqiptar ka mbështetjen e SHBA-së, por Qeveria është në listën e zezë të kufizimit të vizave

Zhupa-mazhorancës: Shteti shqiptar ka mbështetjen e SHBA-së, por

Gjatë debateve në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë për projektligjin lidhur me aderimin tek “Bordi i Paqes”, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se shteti shqiptar gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa qeveria, sipas saj, ndodhet në “listën e zezë” të kufizimit të vizave amerikane, duke iu referuar vendimit të fundit të Uashingtonit që përfshiu edhe Shqipërinë në listën e vendeve të pezullimit të vizave emigruese.

Zhupa theksoi dallimin mes marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në dhe, sipas saj, situatës së qeverisë aktuale.

“Vlerësimin për qeverinë shqiptare e keni para një jave, kur ishim vendi i vetëm anëtar i NATO-s që mori kufizime vizash, falë keqqeverisjes që po i përzë shqiptarët nga vendi dhe po i detyron të shndërrohen në azilkërkues dhe emigrantë të paligjshëm. Këto dy vendime janë të qarta: shteti shqiptar gëzon mbështetjen amerikane, ndërsa qeveria shqiptare është futur në listën e vendeve të botës së tretë që keqqeverisin, janë të korruptuara dhe me lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës”, u shpreh Zhupa.

Të fundit