Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Me Çyrben, u vërtetua se listat e PS në zgjedhje i bën krimi

Zhupa: Me Çyrben, u vërtetua se listat e PS në zgjedhje i

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, u shpreh se me arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja u vërtetua ajo që PD ka thënë prej kohësh, që në Shqipëri listat e deputetëve të mazhorancës vendosen nga krimi.

Zhupa e ftuar në News24 shtoi se qeveria dhe mazhoranca në pushtet, fushatën zgjedhore nuk e bën më me program, por me dajre.

 “Më Çyrbjen u vërtetua që krimi bën fushatë elektorale por vendos edhe emrat në listën e PS.

Do të isha e lumtur të përplasnim idetë, por mazhoranca ka 3 mandate që kandidon me dajre dhe vetëm me program jo,. Dhe i sigurojnë votat nga krimi dhe administrata”, tha ajo.

Të fundit