Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa-Ndrecës: Je në konflikt interesi, ke qenë avokat i njërit prej të akuzuarve për sterilizimin

Zhupa-Ndrecës: Je në konflikt interesi, ke qenë avokat i

Komisioni hetimor për Shëndetësinë ka nisur me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Ishte Plarent Ndreca i cili pretendoi se kryetarja e komisionit Albana Vokshi po bënte deklarata politike, e cila tha se çdo anëtar i komisionit duhet të firmosë një deklaratë që dëshmon se nuk është në konflikt interesi.

Deputetja Ina Zhupa iu drejtua Ndrecës duke i thënë se ka qenë avokat i një prej të akuzuarve (Arben Gjata) për koncesionin e sterilizimit.

Përgjigja i erdhi nga Ndreca, i cili tha se nëse do ishte për konflikt interesi, është kryetarja, Albana Vokshi që është në konflikt, pasi ajo ka qenë një prej kallëzueseve të këtyre koncesioneve.

Debati:

Zhupa: Nuk kemi paragjykuar, kryetarja citoi kërkesën që ka ardhur nga PD dhe i referohet auditit të kryer nga KLSH. Sipas KLSH, nga viti 2015-2018, janë 930 mln lekë për shërbime të pakryera vetëm për check-up. Kjo shumë është katërfishuar deri në 2024. Janë paratë e taksapaguesve. Kjo duhet t’iu shqetësojë.

Atyre që s’u pëlqejnë të dhënat, të sqarojnë a kanë konflikt interesi që ndodhen në këtë komision. Për mua ka konflikt interesi se ka qenë avokati i njëri prej të akuzuarve në koncesion. Të sqarojë Ndreca pozicionin e tij dhe të vazhdojmë punën për interesin publik.

Vokshi: Secili të firmosë një deklaratë që s’kanë konflikt interesi për çështjet që do trajtohen dhe dëshmitarët që do thirren.

Ndreca: Do ishte mirë të kuptojmë që kush është në konflikt interesi, unë apo kryetarja, që është kallëzuese. Unë nuk kam mbrojtur profesorin në çdo segment procedural. Nëse do kishte vend për konflikt, do ishte kryetarja që është kallëzuese, se ka krijuar bindje për rrethanat që janë objekt hetimi

Të fundit