Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa në Ditën Botërore të Mësuesve: Të respektojmë dhe vlerësojmë mësuesit shqiptarë

Zhupa në Ditën Botërore të Mësuesve: Të


Deputetja e PD, Ina Zhupa ka adresuar një mesazh në Ditën Botërore të Mësuesve.
Në një postim në Facebook, Zhupa ka ndarë një mesazh me respekt dhe mirënjohje për gjithë mësuesit në Shqipëri, për përkushtimin, durimin dhe idealizmin e tyre, ajo ndalet te disa nga vështirësitë kryesore të tyre sot.
Zhupa thotë se gjendja e tyre financiare është e dobët, paga nuk përputhet me përgjegjësinë që mbajnë dhe kostot e jetesës që rriten çdo ditë. Barrën e madhe të punëve jashtë orarit, që shpesh janë të papaguara.
“Në këtë 5 Tetor, Ditën Botërore të Mësuesve, dua të përulem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit në Shqipëri. Pavarësisht vështirësive, ata vazhdojnë të formojnë brezat me përkushtim, durim dhe idealizëm.
Fatkeqësisht, kjo ditë e rëndësishme i gjen mësuesit në një realitet të vështirë:
Gjendja e tyre financiare është e dobët, paga nuk përputhet me përgjegjësinë që mbajnë dhe kostot e jetesës që rriten çdo ditë.
Barrën e madhe të punëve jashtë orarit, që shpesh janë të papaguara, si plotësimi i dokumentacionit në SMIP, mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me prindër, përgatitja e planeve dhe analizave të pafundme etj e kanë kthyer rolin e mësuesit në një ngarkesë të jashtëzakonshme administrative.
Mungesa e kushteve të përshtatshme për mësimdhënie cilësore ku klasat janë të mbingarkuara, infrastruktura është e vjetëruar, dhe mungojnë mjetet bazë didaktike.
Mungesa e trajnimeve të rregullta dhe cilësore falas nga shteti, që do t’i ndihmonin të përmirësonin vazhdimisht metodat e tyre të mësimdhënies.
Presioni politik dhe ndërhyrjet e padrejta, që cënojnë dinjitetin profesional dhe pavarësinë e mësuesve, në vend që të krijohet një mjedis i shëndetshëm për arsim cilësor.
Këto nuk janë thjesht halle të mësuesve, këto janë plagë të sistemit arsimor që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e edukimit të fëmijëve tanë dhe të ardhmen e vendit.
Si deputete, angazhohem që zëri i mësuesve të dëgjohet më fort në Kuvend, që problemet e tyre të mos anashkalohen, por të trajtohen me prioritet.
Respekti për mësuesin është themel i çdo shoqërie të zhvilluar. Pa mësues të vlerësuar, nuk ka arsim cilësor. Pa arsim cilësor, nuk ka të ardhme”, shkruan Zhupa

.  

Të fundit