Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Ne do të garojmë lokalisht me një kandidat, baza e PD 95% është e bashkuar

Zhupa: Ne do të garojmë lokalisht me një kandidat, baza e PD 95%

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shprehet e bindur se dështimi i negociatave me grupin e Alibeajt nuk do të ndikojë PD në zgjedhjet vendore.

Duke folur në emisionin “Now” në Euronews Albania, Zhupa u shpreh se deputetë që sot mbështesin Enkelejd Alibeaj, do të bashkohen me kryedemokratin Sali Berisha, për të mirën e demokratëve.

“Unë besoj te bashkimet lokale. Ne do të bashkohemi lokalisht me një kandidat. Baza e Partisë Demokratike, 95% është e bashkuar. E di shumë mirë që deputetë të caktuar, deputetë që ju i shikoni në anën tjetër, janë të gatshëm të bashkohen për të mirën e demokratëve dhe këta do ngelen ishull i izoluar.

Edhe në ato raste, kur mund të kenë guximin t’u dalin kundra opozitarëve, demokratëve që kanë 10 vite në opozitë, nuk besoj që do bëjë ndonjë dëm të madh, përveçse mund të turpërojnë logon e PD-së”, theksoi ajo.

 

 

Të fundit