Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa në Ksamil: ‘Maldivet e Europës’ u kthyen në një kosh plehrash

Zhupa në Ksamil: ‘Maldivet e Europës’ u kthyen në

Drejtuesja politike e PD për Sarandën, Ina Zhupa, ka denoncuar situatën e Ksamilit, destinacioni turistik, duke e cilësuar atë një “kosh plehrash” për turistët.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa theksoi se plazhet e Ksamilit, të cilat janë të famshme për bukurinë e tyre, janë të mbushura me plehra dhe mbeturina.

 Sipas saj, kjo situatë është një pamje turpi dhe një shembull i keqmenaxhimit të turizmit nga autoritetet.

Postimi i plotë në FB:

Ja dhe gjendja e Ksamilit turistik!

Këto janë të gjitha masive plehrash që vazhdojnë. Dhe kjo është parapërgatitja, jemi në muajin Maj, për një Ksamil turistik ku siç quhet ndryshe Maldivet e Europës.

Në fakt është kthyer në një kosh plehrash për të gjithë turistët.

Kjo është një pamje turpi dhe keqmenaxhimi.

Kjo është ajo që merreni me Edi Ramën!

Zgjidhni ndryshimin!

VOTONI NUMRIN 1!

Të fundit