Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa në Kuvend: Tirana, sot i vetmi kryeqytet europian pa institucione funksionale të kulturës

Zhupa në Kuvend: Tirana, sot i vetmi kryeqytet europian pa institucione

Deputetja e PD, Ina Zhupa renditi shqetësimin për uljen me 3.4% të shpenzimeve në sektorin e kulturës, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë ndaj funksionimit të institucioneve kulturore dhe zhvillimit të turizmit.

Gjatë fjalës në Kuvend, ajo theksoi se këto shpenzime janë thelbësore për mbajtjen gjallë të aktiviteteve artistike, muzeve, trajnimeve turistike dhe promovimit kulturor.

Zhupa kritikoi gjithashtu investimet minimale dhe të fragmentuara në trashëgiminë kulturore, duke përmendur mungesën e infrastrukturës bazë në kryeqytet dhe projekte të pakuptimta si godina japoneze në Butrint. Sipas saj, Tirana është sot i vetmi kryeqytet europian pa institucione funksionale të kulturës, një realitet që bie ndesh me pretendimet për zhvillim turistik dhe kulturor.

Pjesë nga fjala e saj në kuvend:

Elementi më i rëndësishëm i funksionimit të institucioneve jane shpenzimet korrente qe ulen për kulturën me –3.4%.

Shpenzimet korrente financojnë:• programet kulturore,• eventet publike,• institucionet e artit,

* muzetë, • trajnime/certifikime turistike, • promovimin dhe marketingun,• kontrollin e cilësisë,• institucionet lokale të kulturës. Shpenzimet korrente janë baza e sektorit. fundit.

Një ministri që ul korrentin nuk mund të rrisë aksesin kulturor apo turizmin gjithëvjetor. .Trashëgimia Kulturore — investim minimal, i fragmentuar, i paorientuar dhe me prioritete të paqarta

Edhe pse trashëgimia kulturore është një shtyllë e turizmit dhe identitetit kombëtar, investimet e parashikuara për vitin 2026 janë të ulëta duke mos dhënë asnjë efekt real për zhvillim. Financimi i brendshëm për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeumet është vetëm 175 milionë lekë, të ndarë në projekte të vogla dhe të paorientuara drejt zhvillimit afatgjatë.

Sot peizazhi i mbrojtur i Butrintit do të ketë një godinë japoneze se çfarë lidhje ka kjo këtë e di AADF-ja.

Sado që mburreni me numrin e turistëve po u kujtoj që në Tiranë është gropë Teatri Kombëtar, është i mbyllur Muzeu Kombëtar, nuk funksionon Galeria e Arteve, cirku i vetëm është ai që bëjnë këta pas shpinës sime. Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që nuk i ka funksionale institucionet bazë të kulturës.


Nuk ka institucione kulturore që u pergjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve. Nuk ka infrastrukturë minimale, nuk ka kalendar artistik.

Të fundit