Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Në Shqipëri porositen dhe blihen ligje, Butrinti do shkojë në SPAK

Zhupa: Në Shqipëri porositen dhe blihen ligje, Butrinti do shkojë

Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se në Shqipëri ligjet bëhen me porosi.

E ftuar në Syri Tv, Zhupa foli edhe për Parkun Kombëtar të Butrintit, për të cilin tha se do të shkojë në SPAK pasi ka abuzime.  

"Unë po bëj dosjen për ‘Butrintin’, për ta dërguar në SPAK. Mbasi mbaroi Gjykata Kushtetuese, do të shkojmë në SPAK se aty dallohen që janë bërë dallavere në kurriz të interesit publik. Janë blerë ligje.

Në Shqipëri, blihen ligje. Në Shqipëri ligji ka emër, në Shqipëri porositen ligjet, është bërë si mall tregtar.

Ne kaluam para se të mbyllej sesioni parlamentar, ligjin për sportin, që ishte ligji i Fidel Yllit.

Kaluam ligjin për Akademinë e Shkencave që ishte ligji i Skënder Gjinushit.

Kaluam ligjin për zonat e mbrojtura, që ishte ligji i Mirela Kumbaros për pikat e vogla, ose resortet e mëdha", tha Zhupa.

Të fundit