Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa në tubimin qytetar: E dimë që Rama vjedh zgjedhjet, por nuk e konkurrojmë me të njëjtin model

Zhupa në tubimin qytetar: E dimë që Rama vjedh zgjedhjet, por nuk

Deputetja e PD, Ina Zhupa ishte sot pjesë e tubimit qytetar poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha.

Në fjalën e saj, ajo tha se kryeministri Edi Rama po e trajton Shqipërinë si të ishte çifligu i tij dhe po e ndan vendin për oligarkët.

Po miraton ligje që nuk i shërbejnë qytetarëve, miratoi ligjin për lojërat e fatit, që nuk i shërbejnë aspak qytetarëve.

Miraton ligje dhe vendime që i shërbejnë oligarkëve, që i jep 600 hektarë të Parkut të Butrintit që të mbushet me vila për Gjiknurin.

Ligji për zonat e mbrojtura që e kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj është një ligj që e kthen Shqipërinë në një kantier ndërtimi”, tha Zhupa.

Deputetja demokrate tha se nuk është sipërmarrësi i lirë ai që favorizohet nga Edi Rama.

“Ne e dimë që Edi Rama vjedh zgjedhjet, që mashtron, ndaj dhe ne nuk e konkurrojmë dot me të njëjtin model.

Por ne do ta konkurrojmë me njerëz të sinqertë, me dinjitetin e njerëzve të punë, ne do e konkurrojmë sepse betejën do e bëjmë mbi idealet e flamurit, që kanë sakrifikuar dhe që ne kemi për detyrë ti ndezim shpresën dhe besimin”, tha Zhupa.

 

Të fundit