Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa nga Foltorja: Nuk ka rëndësi pjesëmarrja, por hallet e qytetarëve

Zhupa nga Foltorja: Nuk ka rëndësi pjesëmarrja, por hallet e

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur pak para nisjes së Foltores.

Për A2 CNN, Zhupa tregoi se ideja e Foltores nuk është pjesëmarrja, por t’i japësh mundësi deputetëve dhe qytetarëve të shprehin problemet e tyre që në 10 seanca plenare nuk e bënë dot.

“Ideja e këtij formati nuk ka qenë të mëshonte te pjesëmarrja, te numrat, siç janë protestat kombëtare, por ka qenë te dhënia e mundësisë qytetarëve dhe deputetëve që në 10 seanca nuk patën mundësi që të diskutonin për hallet e qytetarëve, në një tribunë parlamenti qytetar për të shprehur problemet e tyre dhe për të marrë vëmendjen mediatike. Sot, për shkak të korrupsionit kryelajmet ngelen lajmet e SPAK-ut dhe pak merr vëmendje situata e përmbytjeve, minatorëve apo mësuesve. Prandaj kemi zgjedhur foltoren”, tha Zhupa.

Zhupa theksoi se foltorja nuk ka afat dhe se qytetarët të kenë hapësirë për të treguar se sa kohë Rama është në krye të qeverisë, nuk ka ndjekje të interesit publik.

“Kemi zgjedhur ta mbajmë foltoren para Kryeministrisë dhe jo para ndonjë ministrie të caktuar sepse e keqja e madhe është Edi Rama. Foltorja nuk ka afat. Është e domosdoshme që qytetarët të kenë hapësirë për të folur, për të kthyer vëmendjen te çështjet e tyre dhe për të thënë se në këtë vend nuk ka ndjekje të interesit publik sa kohë në krye të qeverisë është Edi Rama”, deklaroi dempkratja.

Të fundit