Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa nxjerr urdhrin: Si tenton t'ua mbyllë gojën Margariti artistëve me metoda komuniste

Zhupa nxjerr urdhrin: Si tenton t'ua mbyllë gojën Margariti

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka publikuar një urdhër të firmosur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, ku urdhëron artistët të marrin leje para se të dalin në media.

Në shkresën e postuar në Facebook nga Zhupa, thuhet se “në rastin kur punonjësit nuk lajmërojnë bëjnë publicitetin negative dfhe dëtmojnë imazhin e institucionit, dhe do të procedohen sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Institucionit.

Zhupa shkruan se qeveria po tenton t’ua mbyllë gojën artistëve me metoda komuniste.

"Mbyllja e gojës artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 për agjitacion propagandë është skandali i rradhës i ministrisë së kulturës. Shkelje flagrante e kushtetutës dhe e kodit të punës.

Një urdhër antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e operas dhe baletit e ansamblit popullor të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për tu shprehur lirisht. Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë (neni 22) dhe ska urdhër nga lart që mund të zhduki të drejtat e fituara edhe me gjak.

Të jesh artist mbi të gjitha je njeri i lirë, i pavarur! Këto shkresa bajate janë shprehje e frikës se keqmenaxhimi dhe aferat mund të diskutohen lirisht në portale, media e mediume të tjera", shkruan Zhupa. 

Zhupa nxjerr urdhrin: Si tenton t'ua mbyllë gojën Margariti

Të fundit