Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Parlamenti është kthyer në fabrikë ligjesh, sipas oreksit të qeverisë dhe oligarkëve

Zhupa: Parlamenti është kthyer në fabrikë ligjesh, sipas

Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se Parlamenti është kthyer në një fabrikë ligjesh, që vijnë me porosi nga qeveria dhe oligarkët.

Nga Kuvendi, Zhupa u shpreh se mazhoranca ka dy muaj që mbron Belinda Ballukun duke vënë në dukje raportin e fundit të Transparency International, i cili vlerëson se korrupsioni është kthyer në një rrezik serioz për reformën në drejtësi.

“Sipas Transparency International, Shqipëria ka rënë me 11 vende përsa i përket korrupsionit. Jo vetëm që parlamenti nuk e diskuton, por parlamenti është bërë strofa më e lartë e korrupsionit, duke prodhuar atë që quhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, korrupsioni legjislativ. Këtu është bërë një fabrikë ligjesh me porosi, të cilat vijnë sipas orekseve ose për të mbrojtur qeveritarët, ose për të dhënë copa të Shqipërisë oligarkëve dhe klientëve dhe ne do të duhet thjesht që të votojmë.

Ne të flasim kundër, kartonat i keni gati dhe të prodhohen ligje për të dhuruar Shqipërinë. Keni formën e dytë të sofistikuar që kalon përsëri sot me një projektvendim që nuk e diskutojmë dot. Të asaj që quhet korrupsioni politik, ku njerëzit që duhet të ushtronin detyrat kushtetuese në mënyrë të pavarura, tre muaj mbasi kanë lënë mandatin kushtetues, votohen, mbështeten nga mazhoranca.

Së treti keni atë korrupsionin penal, atë për të cilin jua tha dje edhe MCAllister që është testi kritik. Dhe testin kritik ju keni dy muaj që e mbani në zyrtarët e kuvendit.

Keni dy muaj që i garantoni mbrojtje zëvendës kryeministres, ministres tuaj dhe deputetes tuaj. Korrupsioni penal është ai në fakt që cënon drejtpërdrejtë edhe atë që jeni mburrur vetë, reformën në drejtësi, e që ju do të ishit pishtarët e reformës në drejtësi. Por ju reforma në drejtësi është shumë e mirë për aq kohë sa merret me opozitën”, deklaroi Zhupa.

Të fundit