Flash News
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
Trump shpall në minutat e tij të para në detyrë një "emergjencë kombëtare"
Zhupa pas mbylljes së seancës: I qëndroj asaj që i thashë Braçes, nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas debatit të zhvilluar në Parlament, duke iu përgjigjur akuzave dhe komenteve të bëra nga deputeti i maxhorancës, Erion Braçe.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës, Zhupa u shpreh se i qëndron çdo fjale të thënë në interpelancë dhe akuzoi maxhorancën për dështim dhe gjuhë të papranueshme.
Zhupa: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec së pari. Së dyti gjithçka që u tha në atë Parlament është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thashë, i qëndroj edhe akuzave për dështimin e kësaj maxhorance në arsim.
Unë asaj interpelance i qëndroj dhe fjalorit, edhe asaj që i thashë Braçes që të mos hajë shumë miza se sinqerisht i qëndrojmë përballë dhe nuk trembemi jo nga Braçe por nga askush tjetër në këtë maxhorancë që di vetëm krimin, ofendimin dhe nëse ka një fjalor për tu dënuar është i Ramës. Që e ka përdorur m, si m dhe na ka thënë të gjithëve plehra. Të marrin masa për Ramën e Braçen.