Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa për mandatin e Xhaçkës: Kuvendi nuk zbaton vendimet e gjyqësorit, i garantojnë mbrojtje politike

Zhupa për mandatin e Xhaçkës: Kuvendi nuk zbaton vendimet e

Në takimin me institucionet e pavarura ku morën pjesë dhe ambasadorët e BE dhe SHBA-ve, deputetja demokrate Ina Zhupa shprehur shqetësimin e saj për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

“Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka duke i garantuar një mbrojtje politike, Kuvendi nuk zbaton vendimet e gjyqësorit të cilat nuk duhet që të diskutohen, por duhet që të zbatohen”, tha ajo.

Zhupa theksoi se në vend ende nuk jepet drejtësia në kohë qytetarëve.  

“Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme”, tha Zhupa.

 

Të fundit