Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa përplaset me Nikollën: Nuk duam t'i bëjmë gjyq Krifcës, të çlirohen fondet e IPARD

Zhupa përplaset me Nikollën: Nuk duam t'i bëjmë gjyq

Deputetja demokrate Ina Zhupa është përplasur në Kuvend me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit e quajti deklaratë politike fjalën e demokrates për vjedhjen e fondeve të IPARD.

Zhupa u shpreh se nuk kërkojnë t'i bëjnë gjyqin ish-ministres Krifca, pasi kjo i takon SPAK-ut, por të çlirohen fondet e BE për bujqësinë.

"Grupi i PD i nisur nga nja shqetësim publik dhe fakti që ju nuk e keni raportin nuk do të thotë se fermerët janë të pasponsorizuar. Ishin i vetmi burim oksigjen. E keni ulur financimin në 9% nga viti i kaluar. Që kur bujqësia është deklaratë politike? Ky është realiteti. Ju më thoni kur të merrni fjalën. Ju nuk na dhatë mundësi të marrim fjalën për bujqësinë. Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare për prodhime bujqësaire është planifikuar 7.1 miliardë. I keni hequr mundësitë nga fondet e BE. Ish-ministren e keni bërë këshilltare të kryeministrit. Kërkojmë të merren masa dhe nuk kërkojmë ti bëhet gjyqi Krifcës, le t'ja bëjë SPAK. Ne duam masa që të çlirohen findet e IPARD. Ka deklarata nga zëdhënës të komisionit europian se kush janë procedurat për të hapur fondet. Nuk mund të thoni që po bëjmë politikë me bujqësinë", tha Zhupa.

Të fundit