Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakes së Tropojës, Bardhi: Dosja ka kaluar në GJKKO

Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakes së Tropojës, Bardhi: Dosja ka kaluar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me disa deputetë të tjerë, janë paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakes së komanduar të Tropojës, Zyra Islamaj.

Sipas SPAK, Islamaj akuzohet se ka ndërhyrë te një ndërtues për ngritjen e një ure mbi përroin pranë banesës së motrës së saj, në kuadër të një hetimi për korrupsion në prokurime publike.

Pas daljes nga ambientet e GJKKO, Gazment Bardhi deklaroi për mediat se deputetët i qëndrojnë kallëzimit të bërë në SPAK dhe se dosja tashmë ka kaluar për gjykim.

“Patjetër që i qëndrojmë kallëzimit që kemi bërë në SPAK. Kallëzimi i bërë prej nesh është gjetur i drejtë dhe me provat e duhura nga ana e SPAK, e cila në përfundim të hetimeve i është drejtuar për gjykim Gjykatës së Posaçme”, tha Bardhi.

Ai sqaroi gjithashtu se kallëzimi lidhet me një rast të dyshuar korrupsioni në një projekt publik.

“Bëhet fjalë për nënkryetaren e bashkisë së Tropojës që është marrë e pandehur dhe është dërguar në gjyq me akuzën për korrupsion në rastin e një prokurimi publik, ku dyshohet se ka përfituar ndërtimin si dhuratë të një ure nga ana e kompanisë private që ishte kontraktuar për të ndërtuar një rrugë nga bashkia e Tropojës”, deklaroi Bardhi.

Të fundit