Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: PS nuk do t'ia heqë imunitetin Ballukut, i hap rrugë arrestimit të Ramës

Zhupa: PS nuk do t'ia heqë imunitetin Ballukut, i hap rrugë

Deputetja e Partia Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se mazhoranca socialiste nuk do të japë autorizimin për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një lidhje direkt për A2 CNN, Zhupa tha se një akt i tillë do t'i hapte rrugë arrestimit të Ramës.

“Besoj vendimi do jetë ai që paralajmëroi Taulant Balla, për të quajtur të vetmjaftueshëm çështjen e pezullimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe për t’u munduar me çdo kusht që atë pezullim ta heqin nëpërmjet ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale.

Por ata e dijnë që një dhënie autorizmi për arrestimin e Belinda Ballukut është në fakt një dhënie autorizimi për arrestimin e ardhshëm të Edi Ramës dhe kjo ata i ndalon në mënyrë kategorike për t’i qëndruar atij zotimi publik që kanë bërë, përmes gojës së ish-kreut të grupit parlamentar të PS Beldi çuçi, që ka thënë çdo kërkesë e SPAK-ut do marrë miratimin e mazhorancës socialiste, se s’do të bëhemi ne pengesë e hetimeve të një drejtësie që e krijuam për të hetuar njerëzit me imunitet”, tha Zhupa.

Të fundit