Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa-qeverisë: Keni futur në kalendar projektligje për qëllime elektorale

Zhupa-qeverisë: Keni futur në kalendar projektligje për

Deputetja Ina Zhupa mori fjalën në nisje të seancës së Kuvendit. Zhupa foli për diskutimet e mbajtura në lidhje me mosdakordësinë e PD në Konferencën e Kryetarëve.

Demokratja u shpreh se qeveria po fut në kalendar dhe rend dite, ligje për qëllime elektorale, duke iu referuar Paketës së Maleve.

“Po fusni në kalendar dhe projekt-program projektligje për qëllime elektorale. Po fusni projektligje e ligje për oligarkë dhe qëllime elektorale, për 100 grante elektorale si në rastin paketa e maleve, për Partinë Socialiste. Paketën e maleve e keni futur pa datë, kishit parashikuar një datë boshe 10 janar, por keni shkelur kodin zgjedhor, sepse keni falsifikuar datën dhe po e kaloni 4 muaj para zgjedhjeve. Po bëni aset elektoral, po kthehen deputetët për votën e PS-së. 100 grante parashikon paketa e maleve, që parashikon PS sepse do jetë në funksion të saj dhe mund ta quajmë “Rilindja e Maleve.

Ju nuk fusni ligje për mbrojtjen e qytetarëve, ligje për rastet e përmbytjeve, siç po ndodh edhe në Durrës. Për këto dhe të tjera u shprehëm kundër kalendarit në Konferencën e Kryetarëve. Na sillni shkresën e KQZ që ju lejon juve t’i fusni këto projektligje në kalendar për seancë. Në të kundërt janë ligje elektorale”, tha Zhupa.

Të fundit