Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa reagon pas kërcënimit të Braçes ndaj mediave: Prokuroria të mos nisë hetime ndaj gazetarëve

Zhupa reagon pas kërcënimit të Braçes ndaj mediave:

Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratës së deputetit socialist, Erjon Brace, i cili kërkoi nga prokuroria nisjen e hetimeve për raportimet e mediave mbi vrasjen e një 14-vjeçari pranë një shkolle në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa ka theksuar se Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij hapin luftë ndaj mediave që kritikojnë qeverinë dhe kërcënojnë gazetarët me ndjekje penale.

Zhupa shtoi se janë ato media, që nuk ndjekin propagandën e qeverisë dhe që kërkojnë transparencë dhe drejtësi, ato që po kërcënohen me ndjekje penale nga deputetin socialist, Erion Brace. Ajo ka ftuar organet ligjzbatuese të mos bien pre e urdhërave politikë dhe të respektojnë lirinë e medias.

Reagimi i plotë në rrjetet sociale:

Edi Rama dhe të tijët nxjerrin kokën, hapin luftën ndaj medias që flet kundër pushtetit dhe i kërcënojnë me ndjekje penale. Erjon Brace sot është shprehur se “ i ka kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve në lidhje me raportimet e mediave për vrasjen e një 14-vjeçari pranë një shkolle në Tiranë”. Sic e kishim paralajmëruar komisioni i dezinformimit nuk kishte lidhje me penetrimin e propagandës që lidhej me Rusinë e me Kinën por me sorrugato diktatorin tonë Rama që do të kontrolloj mediat dhe ti persekutoj ato që nuk kontrollon dot.

Pikërisht ato media qe nuk ndjekin fije për pe mashtrimet e rradhës së komunikatës së policisë së shtetit, që i japin zë familjes së djalit të plagosur Luisit, që kërkojnë mos manipulimin e ngjarjes dhe drejtësi, ato media sot u kërcënuan me ndjekje penale nga Erjon Brace. Hetim dhe ndjekje penale kur lajmet nuk ju pëlqejnë mbi punën e organeve të qeverisjes, për ato media që guxojnë të mos mbyllin sytë para dëshmitarëve. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta shikoj dhe ta dëgjoj që të gjitha paralajmërimet që i kemi thënë privatisht dhe publikisht po vërtetohen.

Po krijohet një precendent i rrezikshëm që con në burgosjen e gazetarëve dhe mbylljen e mediave vetëm se publikojnë fakte, dëshmi të ndryshme nga ato që thotë qeveria. I bëj thirrje organeve ligjzbatuese mos ndërmarrin veprime ndaj mediave me urdhër politik të Braces dhe mos bëhen mashë e qëllimeve politike të një mazhorance të kalbur. Kjo ështe krisma e parë e një fushate të egër që do zhvillohet ndaj medias së lirë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025. Ne do qëndrojmë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias me çdo kusht.

 

Të fundit