Flash News
U përjashtuan nga mazhoranca/ Gjykata Administrative shfuqizon masat dhe kthen në Kuvend opozitën
Berisha uron Donald Trump për triumfin: Kombi amerikan rikthehu madhërishëm Presidentin e 47-të
Dikur e quajti 'kërcënim për Amerikën', sot Rama e konsideron Trump-in 'privilegj'
Nga Macron tek Netanyahu dhe Zelensky/ Liderët botërorë urojnë Donald Trump, presidenti i 47-të i SHBA-ve
Trump zbulon moton me të cilën do drejtojë qeverinë
Zhupa: Revolta qytetare do të vazhdojë, në dyert e PE dhe KE
Deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh se protesta e djeshme ishte e para, por jo e fundit e kësaj revolte.
Në një lidhje për Ora News, Zhupa tha se rezultati i mosbindjes civile nuk mund të arrihet me një protestë të vetme dhe se aktet që u panë mbrëmë janë akte civile, që vijnë nga mosbindja.
Zhupa theksoi se revolta qytetare do të vazhdojë edhe jashtë Shqipërisë, në dyert e Parlamentit Evropian ose të Komisionit Evropian.
“Dje ishte protesta e parë e kësaj revolte qytetare. Nuk ishte as e vetmja dhe as e fundit. Sigurisht që ne nuk presim që me një protestë në të arrijmë objektivin e qeverisë teknike sepse baza për të arritur këto objektiva është qëndrueshmëria dhe serioziteti me të cilën do të vazhdojë revolta qytetare por edhe revolta multidimensionale që nga aktiviteti në parlament tek këto lloj protestash, tek protesta të tjera që mund të bëhen edhe jashtë Shqipërisë në dyert e parlamentit europian apo të komisionit evropian.
Pra ne nuk presim që me një protestë të arrihet rezultati që ne kemi vendosur për mosbindje civile. Por dua të them me bindje të plotë se protesta dje ishte një protestë e cila tregoi në fakt stilin gjerman e atyre protestave të vendeve më demokratike ku nuk ka ndonjë ndryshim nga Tirana e ditës së djeshme ku njerëzit me akte tregonin revoltën e tyre ndaj qeverisë.
Si protestë e parë që ishte për të nisur siparin e revoltës qytetare protesta ishte një protestë që mundi që të tregonte revoltën e qytetarëve, të bënte akte të mosbindjes civile dhe qëllimi është qëllim final dhe jo ditor.
Por asnjë nuk kishte dyshim se protesta jonë do ishte masive. Ishte thjesht një protestë e parë në këtë stil të mosbindjes civile, e ngjashme me vendet perëndimore.
Aktet civile të revoltuarit dhe të shprehurit të mosbindjes civile ishin të pritshme dhe besoj edhe qytetarët do ishin të zhgënjyer nëse nuk do ishin këto aktet”, u shpreh Zhupa.