Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa rrëfen prapaskenat te komisioni i “Sterilizimit”: U kërcënuam nga Beqaj

Zhupa rrëfen prapaskenat te komisioni i “Sterilizimit”: U

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka rrëfyer se çfarë ndodhi dje në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, ku i pranishëm për të dëshmuar ishte edhe ish-ministri i arrestuar Ilir Beqaj.


Në News 24, Zhupa tha se deputetët e PD-së janë kërcënuar nga Beqaj. Sipas saj, ish-ministri u hakërrye me deputetët opozitarë. Zhupa thotë se Garda dhe Policia e Burgjeve nuk e kryen siç duhet punën e tyre.

“Dëshmitarët kyç në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë janë Edi Rama dhe Ilir Beqaj. Beqaj qëndroi i lirë në katin e fundit të Kuvendit. Beqaj iu hakërrua deputetëve, Garda dhe Policia e Burgjeve nuk kryen detyrën. Z Beqaj mori atribute që nuk i takonin, këto privilegje ia ka dhënë Rama e Spiropali. Beqaj hapi derën dhe tha “qepe gojën ti, kush je ti”, iu hakërrua të gjithë deputetëve që ishin në sallë.

Beqaj i tha dhe me shenja zotit Spaho që ‘mbylle gojën se ta tregoj unë’. Kjo nuk është skenë normale. Beqaj duhet të ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve. Ilir Beqaj ishte pa pranga dhe ka hyrë në sallë pa pyetur askënd. Pas kësaj, kam telefonuar komandantin e Gardës dhe Garda erdhi dhe largoi zotërinjtë aty, përsëri pa rregullore, sërish sikur thuhej se Kuvendi është më shumë në shërbimin tonë sesa vendi juaj si deputetë.

Afera që ne po hetojmë ka një gropë financiare 250 milionë euro, që janë para të shqiptarëve”, tha Zhupa, duke shtuar se tek “Sterilizimi” duhet që të dëshmojë jo vetëm Beqja, por edhe Rama e Vilma Nushi.

“Ne patëm gjithë vullnetin për të dëgjuar Beqajn, Ramën dhe zonjën Vilma Nushi. Ne kishim mbi 1000 pyetje për Beqajn. Interesi ynë është që të hetohet dhe të zbardhet e vërteta. Komisioni funksionon me Kodin e Procedurës Penale.

Në Komision ka rregulla dhe këtyre rregullave duhet t’ju përmbahen gjithë. Te Sterilizimi duhet të dëshmojë dhe Rama dhe Nushi. Duan apo nuk duan deputetët e maxhorancës, ne raportin tonë do ua çojmë ndërkombëtarëve, do ia çojmë SPAK-ut”, u shpreh Zhupa.

 

Të fundit