Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Shumica e deputetëve në grupin e Bashës do të qëndrojnë te PD-ja

Zhupa: Shumica e deputetëve në grupin e Bashës do të

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se opozita po goditet politikisht para zgjedhjeve pas lideri i saj është një i burgosur politik që po mbahet i izoluar pa asnjë akuzë konkrete.

Sipas saj, shumica e atyre deputetëve që deri më tani janë njohur si grupimi i Bashës do qëndrojnë në PD, pasi siç tha ajo është partia që i ka zgjedhur.

“Të gjithë nga grupimi i PD kanë qenë të qëndrimit që do të qëndrojnë në PD se janë zgjedhur nga logoja e PD dhe e ndiejnë veten demokratë.

Shumica do të vijnë në PD se është partia nga e cila janë zgjedhur. PD jemi të gjithë bashkë, është një flamur që kalon përtej çdo individi. Ka një luftë të hapur ndaj opozitë, lideri i opozitës është i burgosur politikisht sot, mbahet i mbyllur në shtëpi vetëm hetim dhe pa asnjë akuzë konkrete, duke mos i lejuar të kryejë funksionet e tij kushtuese si deputet kur ky proces nuk paraqet asnjë rrezik për hetimin e SPAK.

Por pavarësisht se ende jemi në goditje politike, nuk gjejmë justifikime”, tha Zhupa ne një intervistë për Euronews Albania.

Të fundit