Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Sot kemi terrorizëm parlamentar, Nikolla një kamikaze

Zhupa: Sot kemi terrorizëm parlamentar, Nikolla një kamikaze

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se sot kemi një terrorizëm parlamentar dhe se kryeparlamentarja Lindita Nikolla është një kamikaze që po përdoret nga Rama ndaj opozitës.

Për Ora News, Zhupa u shpreh se në Kuvend janë provokuar nga deputetë socialistë dhe se këdo që të sjellë brenda mazhoranca, demokratët janë brenda rregullave.

"Ju e ndoqët edhe sot vetë, duhet të shikoni një kamikaze si Lindita Nikolla në krye të Kuvendit. I kanë hequr cdo të drejtë kushtetuese opozitës. Të sjellin në Kuvend cfarë të duan, ushtri, polici, BKH, ne jemi brenda rregullave. Jemi provokuar nga socialistët", tha ndër të tjera Ina Zhupa.

 

Të fundit