Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa-Spiropalit: Përjashtuat opozitën pa ligj e rregull, jeni fals

Zhupa-Spiropalit: Përjashtuat opozitën pa ligj e rregull, jeni fals

Deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh nga Kuvendi se nuk do t’i drejtohen më Elisa Spiropalit si kryeparlamentare, por si ‘zonja Spiropali’.

Zhupa u shpreh se Spiropali përjashtoi pa ligj dhe pa rregull deputetët e opozitës, duke i kërkuar asaj të japë dorëheqjen.

“Nga sot nuk do ju drejtohemi zonja kryetare, por zonja Spiropali, sepse përjashtuat pa ligj dhe pa rregull deputetët e opozitës. Sa fals jeni tani edhe me vendimin e gjykatës”, tha Zhupa, e cila i kërkoi Spiropalit që të dorëhiqet, madje sic tha ajo “duhet të largoheni me turp”.

Të fundit