Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Zhupa takon përfaqësuesit e ODIHR: Problematikat nga zgjedhjet e shkuara, ende pa adresim
Deputetja demokrate Ina Zhupa është takuar me përfaqësuesit të OSBE/ODIHR.
Në një postim në Facebook, Zhupa ka ndarë foto nga takimi dhe ka zbardhur temën e diskutimit. Deputetja shkruan se në fokus kanë qenë zgjedhjet parlamentare, roli i kuvendit.
Ajo theksoi se disa problematika nga zgjedhjet e kaluara nuk kanë gjendur ende adresim.
"Në Takim me përfaqësues të ODIHR.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, roli i kuvendit dhe përfshirja sa më thelbësore e grave në politikë ishin temat kryesore të diskutimit.
OSBE dhe ODIHR janë organizmat që monitorojnë përherë zgjedhjet në Shqipëri. Problematikat e rreshtuara në raportin e tyre nga zgjedhjet e shkuara ende nuk kanë gjetur adresim nga Kuvendi i Shqipërisë", shkruan Zhupa.