Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa tregon zotimin e PD: Heqim mesataren e partisë, çdo i ri konkurron dhe fiton sipas meritës

Zhupa tregon zotimin e PD: Heqim mesataren e partisë, çdo i ri

Deputetja Ina Zhupa dhe njëherazi kryetarja e Komisionit të Edukimit, ka shpërndarë një mesazh në faqen e saj në Facebook.

Zhupa i drejtohet të rinjve shqiptarë të cilët kanë një mesatare më të ulët e se ajo që sipas saj ka vendosur "partia”.

Deputetja shprehet se PD do të heqë ndalimin në bazë mesatare për të konkurruar për një shkollë të lartë.

“Nëse je sot një i ri në Shqipëri, që mbaron gjimnazin me mesatare nën 6.5 bashkë me provimet e maturës, ti e ke të pamundur të shkosh në një shkollë të lartë.

Kjo është mesatarja e partisë që ka vendosur qeveria Rama, duke i hequr të drejtën çdo të riu për të vazhduar shkollën e lartë. Një 15-18 vjeçarë që për arsye ekonomike, sociale, ndonjëherë papjekuri moshe apo dhe shëndetësore nuk ka mundur të garantoj një mesatare më të lartë se 6.5 merr një damkë për gjithë jetën, pamundësinë për të vazhduar shkollën e lartë që do dhe për  të pasur një të ardhme më të mirë.

Kjo praktikë merr fund me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike.

Në vitin e ri akademik në tetor çdo i ri do të mund të shkoj në shkollën që fiton, sipas preferencës dhe meritës.

Ne do të duhet të punojmë që e ardhmja e të rinjve të jetë e begatë, të jetë në vazhdimësi të ëndrrave të tyre dhe jo të pengohet për çdo gabim të të shkuarës”, thotë Zhupa në mesazhin e shpërndarë.

Të fundit