Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa viziton zonat e prekura nga zjarri në Delvinë: Banorët në nervojë urgjente

Zhupa viziton zonat e prekura nga zjarri në Delvinë: Banorët

Deputetja e PD Ina Zhupa ka vizituar nga afër zonat e prekura nga zjarri në fshatrat e Delvines.

E shoqeruar edhe nga drejtues të PD, Zhupa shkruan në rrjetet sociale se ata kanë humbur gjithcka që kanë pasur, ndaj shton se një shtet që dhuron para kur digjet katedralia Notre Dame e Parisit nuk mund të injoroj kërkesat e ligjshme të banorëve të saj.

"Pasojat e zjarrit janë tragjike! Mundi dhe sakrifica e banorëve të shkrumbuara sikur asgjë!
Në fshatrat e Delvinës, Senicë, Kopacez dhe Kalasë bashkë me kryetarin e PD Delvinë Erigers Hamiti, nënkryetaren Anila Kondi dhe anëtarin e kryesisë Besnik Shehaj për të takuar nga afër banorët e prekur nga zjarri
Ata kanë humbur gjithcka që kanë pasur, duke u djegur para syve toka, agrumet, ullinjtë, bagëtitë.
Jetesa e tyre në këto kushte është e pamundur! Ndaj shteti nuk mund ti braktis të vetëm përballë katastrofës ku rrezikuan dhe jetën.
Një shtet që dhuron para kur digjet katedralia Notre Dame e Parisit nuk mund të injoroj kërkesat e ligjshme të banorëve që i ështe përveluar “jeta” në një cast! Por të nis menjëherë identifikimin e plotë të dëmeve dhe dëmshpërblimet e tyre", shkruan Zhupa. 

Të fundit