Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zhupa zbardh provat: Qeveria e pranon se koncensioni Butrintit është një ligj klientelist

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar sot dokumente dhe fakte që sipas saj qeveria e pranon me shkrim se koncensioni Butrintit është një ligj ‘i qepur’ me porosi, klientelist, pa rregulla dhe tërësisht antikushtetues.
Në një deklaratë për mediat, Zhupa thotë se përmes këtyre dokumenteve shihet qartë se si Qeveria i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me pyetjet që gjykata i ka bërë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në datën 04.10.2023 dhe se si del zbuluar në këto përgjigje.
Deklarata e plotë dhe dokumentet:
Jam sot këtu sërish përpara jush, për të vijuar me ciklin e transparencës mbi ecurinë e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku ne deputetët e partisë demokratike kemi kërkuar shpalljen antikushtetues të një marrëveshje administrimi, që në thelb është një kontratë koncesioni, që qeveria shqiptare ka lidhur për menaxhimin e trashëgimisë botërore të Parkut/Sitit Arkeologjik të Butrinit.
Jo të gjithë ju keni kohë ta ndiqni këtë proces, për të kuptuar se çka ndodhur, se si është sjellë qeveria shqiptare me një pasuri botërore të mbrojtur nga UNESCO, duke e dhënë me koncesion, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit, akt ndërkombëtar ky që Shqipëria e ka nënshkruar dhe që e detyron shtetin shqiptar që mos të japë në koncesion të të tretëve pasuritë e mbrojtura prej saj, sepse kjo është detyrë themelore e shtetit, jo e privatit.
Por, për ta bërë transparente dhe të kuptueshme për ju të gjithë, sot do të publikojmë përpara jush, disa fakte të tjera, për të parë se si Qeveria i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me pyetjet që gjykata i ka bërë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në datën 04.10.2023 dhe se si del zbuluar në këto përgjigje.
Në seancën gjyqësore, gjykata kushtetuese e pyeti qeverinë, për disa detaje të rëndësishme për zgjidhjen e drejtë të çështjes, ndërkohë që qeveria e gjendur e papërgatitur, por dhe me tendencën për të fshehur çdo rrethanë, siç e ka bërë deri tani, i kërkoi gjykatës, që pyetjeve t’u përgjigjej me shkrim. Dhe përgjigja me shkrim erdhi, vet Sekretari i Përgjithshëm z. Ëngjell Agaçi e ka nënshkruar këtë përgjigje.
Ja si e pyet Gjykata, dhe çfarë thotë qeveria:
Gjykata e pyet Qeverinë:
– A ka një rekomandim se menaxhimi i mëparshëm po shkaktonte humbje dhe a ka ndonjë studim fizibiliteti, bazuar në të cilin rezultoi që shteti nuk kishte më as kapacitetet njerëzore dhe as ato financiare që të proçedonte me administrimin e Butrintit, siç kishte bërë deri në atë moment? Nëse po, a mund të na i vini në dispozicion një kopje të këtij dokumenti bazuar në të cilin kjo iniciativë u konsiderua si e vetmja e mundshme?
Qeveria i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese. Ja ku është përgjigja me shkresë nr. 1177/21 prot, datë 16.10.2023.

Përgjigjja është në fakt, epike, komike dhe për të ardhur keq njëkohësisht.
Kjo përgjigje në fakt, është një autogol që qeveria i bën jo vetëm vetes por dhe partnerit që ka zgjedhur të bashkëpunojë. Pse? Sepse qeveria e pranon hapur, pa ju dridhur qerpiku, se:
– Dokumenti që jemi bazuar për dhënien me koncesion është Plani i Menaxhimit të Butrintit që është hartuar me mbështetjen, pra me pagesën të AADF-së, pra me mbështetjen e partnerit që më pas e mori vet me koncesion në administrim. Sipas këtij dokumenti, Parku Kombëtar i Butrintit ka shumë probleme në menaxhim dhe duhet dhënë me koncesion.
Pastaj qeveria e studion me ‘shumë vëmendje’ këtë Plan Menaxhimi, ku AADF i thotë se ka shumë probleme, e miraton me vendim, dhe bën një ligj specifik, që më pas këtë pasuri botërore ta marrë, po vetë AADF me koncesion, por nëpërmjet krijimit të Fondacionit për Mbrojtjen e Butrintit.

Pra, një strukturë jo shtetërore, bën planin e menaxhimit të Butrintit, evidenton ‘problemet e rënda’ dhe propozon si zgjidhje që ta marri vet me koncesion dhe në fund kjo ndodh.
Kjo është situata më flagrante ku konflikti i interesit, papajtueshmëria dhe subjektivizmi, në parapërgatitjen e situatës për dhënien me koncesion të Butrinit, është shumë evidente, e dukshme. Qeveria shprehet në gjuhë popullore : ‘Na e tha AADF që duhet ta jepnim me koncesion AADF’’
Mjafton kjo përgjigje e qeverisë shqiptare për të kuptuar se sa qesharak, të paaftë, dhe në çfarë mendjelehtësie, dhe pa asnjë kujdes, kjo qeveri ka lidhur një marrëveshje koncesioni antikushtetuese dhe me porosi!

A mund të konsiderohet ky dokument Plani i Menaxhimit të Butrintit një dokument i besueshëm, objektiv dhe i pavarur, në kushtet kur është mbështetur dhe financuar nga vet përfituesi i koncesionit?!
Ajo që është dhe më flagrantja është fakti se edhe pse kemi Kushtetutë, Ligje, Kod Penal, që nuk i lejojnë këto veprime, por i konsiderojnë të papranueshme, antikushtetuese, dhe të dënueshme, këto ndodhin, dhe pranohen hapur dhe me shkresë nga qeveria shqiptare në përgjigjet që i dërgon Gjykatës Kushtetuese.
Dhe përse ndodh kjo?! Sepse për gjithë këto shkelje të ligjit, dhe nga frika e përgjegjësisë, bëhet një marrëveshje që e miratojnë me ligj në Kuvend, që ti shpëtojnë përgjegjësisë individuale, por pa mundur dot që ta veshin këtë kontratë me legjitimitet dhe kushtetushmëri.
AADF-së, që ka mbështetur hartimin e Planit të Menaxhimit të Butrintit e pranon hapur dhe botërisht se Plani i Menaxhimit të Integruar të Butrintit është i pari i këtij lloji që do të ndërmerret nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës për ti hapur rrugë që po AADF ta merrte në administrim këtë pasuri, përmes kontratës që në thelb, është koncesion i pastër.
Pra, AADF paguan zgjedh ekspertet, paguan planin rreth 250.000 mije euro (dokument) për të hartuar Planin e Menaxhimit të Butrintit, plan ky që e nxin menaxhimin shtetëror të kësaj pasurie, që të justifikoje më pas, hapjen e rrugës për një koncesion.

Menaxhimi shtetëror dhe mund te ketë probleme, por kurrësesi shteti nuk mund të heqë dorë nga funksionet themelore të tij, sidomos për pasuri botërore të mbrojtura nga UNESCO, sepse asnjë fondacion nuk mund të përmbushë funksione shtetërore.
Kjo ka ndodhur në fakt, dhe këto janë një pjesë e pretendimeve tona përpara Gjykatës Kushtetuese.
Sepse Kontrata e Administrimit të Butrintit është e paracaktuar, që në krye të herës, ndoshta që në momentin e hartimit të ligjit për trashëgiminë në vitin 2018, ku partneri që është përzgjedhur, AADF ka mbështetur financiarisht hartimin e studimit të fizibilitetit me qëllim justifikimin për të marrë me koncesion, por pa garë këtë pasuri Botërore, duke e justifikuar me terma administrim indirekt, që u futën në ligjin 2018, si një në bashkëpunim shtet-privat, por që në fakt, është me shumicë private dhe forme koncesionare.
E gjithë kjo ndihmë, e partnerit pra e AADF-së, do të ishte shumë e mirëpritur, ku ndihma financiare do të ofrohej për mirëmenaxhim dhe fuqizimin e kapaciteteve, por kurrësesi, që një privat të ketë shumicë vendimmarrëse në një organizëm që krijohet për Butrintin.
Ndërkohë, po të shikojmë, përgjigjen, Qeveria i thotë Gjykatës Kushtetuese, se
Dokumenti i dytë qe ja mbushi mendjen qeverisë, për ta dhënë Butrinin me koncesion është dhe raporti i KLSH për problematikat e gjetura në vitin 2021.
Por qeveria, harron të citojë që KLSH në këtë raport, evidenton problematikën për biletat elektronike edhe përmend edhe AADF si koncensionare në atë kohe të atij sistemi që kishte nevojë per rregullime.
Në një nga rekomandimet e Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, thuhet:
‘Bordi i Parkut Kombëtar Butrint’ dhe AADF, të cilit i është dhënë me koncesion shërbimi i biletarisë së Parkut, të vlerësojnë dhe të marrin masa për rritjen e numrit të sporteleve të biletarisë.

Pra, sipas tyre këto dy dokumente:
Ku njëra është paguar nga AADF dhe tjetra flet pikërisht per problemet që vinin nga sistemet e bëra nga AADF ishin të mjaftueshme për ti bindur t’ju jepnin Butrintin AADF me koncesion përmes një fondacioni hibrid shtet-privat FMB por, ku privati ka shumicën vendimmarrëse!!!
Pra, siç mund ta keni kuptuar tashmë, këtë lloj shteti kemi!
Çfarë procedure pa procedurë është ndjekur për të dhënë me koncesion antikushtetues Butrintin, me një model që nuk ekziston në asnjë vend të botës, si ky që ka bërë qeveria shqiptare.
Për ta bërë më qesharake përgjigjen e tyre, qeveria i bashkëlidh përgjigjes drejtuar Gjykatës Kushtetuese, edhe Raportet e UNESCO për Butrintin, për vitet 2004, 2005, 2009, pra të 14-19 viteve përpara, si arsye jusitifikuese sipas tyre, se përse menduan që ta jepnin me koncesion Butrintit në vitin 2022!
Ndërkohë që del shumë e qartë se nuk ka një studim fizibiliteti, nuk ka ndonjë rekomandim nga organizëm i pavarur për këtë model, nuk ka një krahasim me modelet e tjera të mundshme në botë, nuk ka një analizë SËOT të pavarur shtetërore, nuk ka një thirrje ndërkombëtare për partner të mundshëm, nuk ka asgjë që ta bëjë procesin të besueshëm, objektiv, dhe sado pak ligjor dhe të pandikueshëm.

E gjitha është një farsë, për të justifikuar koncesionin!
Dhe për të mbrojtur të gjithë ata që janë marrë me këtë cështje, marrëveshja miratohet me ligjin nr. 50/2022 në Kuvend, ligj ky që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe që nuk është në harmoni me Konventën e Parisit!
Kjo përgjigje e qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e zhvesh përfundimisht qeverinë nga propaganda dhe e kategorizon këtë ligj, në fushën e atyre ligjeve ‘të qepur’ me porosi, klientelist, pa rregulla dhe tërësisht antikushtetues.
Një ligj që krijon hapësira të mëdha, që interesi ynë i përgjithshëm të dëmtohet, që Butrinti të dëmtohet, dhe në këtë mënyrë identiteti dhe trashëgimia jonë kombëtare të vihet në rrezik përmes këtij precedenti të rrezikshëm për menaxhimin e trashëgimisë tonë kulturore.
Këto janë disa nga arsyet se përse ky ligj dhe marrëveshja pjesë integrale e tij, janë dërguar nga ana jonë në Gjykatën Kushtetuese.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38