Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Zullumi në arsim që trashëgoi Kushi renditi Shqipërinë të fundit në Europë

Zhupa: Zullumi në arsim që trashëgoi Kushi renditi

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se shkak i rezultatit të PISA ku vihej në dukje një rënie drastike e nivelit të arsimit në Shqipëri, është ish ministrja Evis Kushi.

Zhupa tha ne Syri tv se Manastriliu, aktualisht ministre e arsimit, vazhdon të bëjë propagandë në vend që të bëjë rezume për të rregulluar gjendjen në të cilën ndodhet arsimi.

Evis Kushi, një ministre që nuk e ndriti arsimin si ministre e arsimit në Shqipëri, dhe ato rezultat e PISA që unë diskutoj sot në interpelancë me Ogerta Manastirliun, nuk janë fajet e Ogertës sepse të sajat janë tek shëndetësia ku ka qënë dhe ka bërë zullumin, por janë trashgimnia e Evis Kushit që ne jemi pas Turkmekistanit, të fundit në Europë.

Është skandaloze. Nuk shikon që të bëjë një rezume për gjithë atë kontribut të munguar tek arsimi por do që t’i tregojë këtyre institucioneve të pavarura se  ‘ne ju mbrojnë, ju duam, jemi këtu për t’i mbyllur gojën opozitës’ tha Zhupa.

 

Të fundit