Flash News

Ditari i Opozitës

"Zhurma" në PD, Harxhi: Anëtarësia po zgjohet, foltoret prodhuan debat. Gati për një projekt të ri

"Zhurma" në PD, Harxhi: Anëtarësia po zgjohet, foltoret

Ish-kandidatja për kryetare e PD, Edit Harxhi thotë se zhurma dhe tërmeti politik në PD, po sjell ringjalljen e kësaj partie.

Ajo shton se kjo ishte e pritshme, duke akuzuar Bashën se e shkatërroi partinë. Harxhi thotë se anëtarësia po zgjohet dhe se po shihet dritë në fund të tunelit.

Harxhi thekson se "Foltoret" po prodhojnë debat dhe po ngjizin bashkimin që i duhet PD. Sipas saj, është koha që të dilet me një projekt të ri për një PD dhe të largohet Basha e qeveria Rama.

"Pas shumë vitesh, kam nisur këto ditë të shoh dritë në fund të tunelit. Anëtarësia po zgjohet dhe shpirti demokrat po ringjallet e për këtë shkaktar përsëri është misionari shkatërrues me vendimet e tij të fundit antistatutore dhe antidemokratike.

Foltoret po prodhojnë debat, po prodhojnë fjalën e lirë dhe pavarësisht patetizmave të kohës po ngjizin një bashkim që kaq shumë i duhej PD-së si aset kombëtar.

Tani na duhet të afrojmë çdo kontribut, të dalim me një projekt të ri për një Parti konkuruese, qytetare, të kthejmë institucionin e votës dhe diversitetin e mendimit dhe të nisim largimin final të kësaj qeverie Rama-Basha nga pushteti i korruptuar", shkruan ajo në rrjetet sociale.

Etiketimet “llum”, “kuvend antiamerikan”, apo përjashtimet pa statut, Harxhi thotë se i shërbejnë projektit të ri.

Të fundit