Flash News

Ditari i Opozitës

Zhvillimet në PD gjatë korrikut, ironizon Dritan Shano: Jemi ne ata njerëzit që ne kishim pritur

Zhvillimet në PD gjatë korrikut, ironizon Dritan Shano: Jemi ne ata

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dritan Shano ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në kampin demokrat ku nesër do të mblidhet kryesia për diskutuar mbi analizën e rezultatit zgjedhor të 25 prillit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar të partisë më 17 Korrik, ku pritet që të shpallet gara për të gjitha nivelet drejtuese të PD-së, duke filluar nga ato më të ulëtat në nivel lokal e deri te Kryesia dhe sekretariatet.

Në një postim në rrjetet sociale, Shano ironizon me faktin se këto zhvillime do të ndodhin gjatë verës, ndërsa disa deputetë demokrat arsyetuan afrimin a datës së zgjedhjeve për kryetar më 13 Qershor me argumentin që të mos prekej sezoni turistik.

"Kështu, PD, përpara Shtatorit, do ketë një "New Management", ndoshta në përputhje të plotë me vargjet e një kënge që këndon: "Jemi ne ata njerëzit që ne kishim pritur"' ironizon Shano më tej.

Postimi i plotë:

Siç edhe hamendësuam në bisedë me Pranvera Borakajn në datën 7 Qershor, proçeset për rimodelimin e parakohshëm të elitës politike të Partisë Demokratike u lajmëruan tashmë zyrtarisht se do të ndodhin në datë 17 Korrik 2021, data kur do mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, i cili do zgjedhë Këshillin Kombëtar të ri, po brenda verës (përpara Shtatorit). Ky Këshill Kombëtar do zgjedhë Kryesinë e PD të re, dhe gjithë drejtuesit e institucioneve statutore të rinj, përfshi edhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit ... (kur dje lexova lajmërimin e mbledhjes se Kuvendit në mes të Korrikut, nuk e di pse m'u kujtua kur një deputete e re argumentoi afrimin e zgjedhjeve për Kryetar në 13 Qershor si një përpjekje që të mos ndërhyhej me sezonin e turizmit ...)
Kështu, PD, përpara Shtatorit, do ketë një "New Management", ndoshta në përputhje të plotë me vargjet e një kënge që këndon: "Jemi ne ata njerëzit që ne kishim pritur"
E ç'të keqe ka? Asnjë, përkundrazi ...
Respekte!

Të fundit