Flash News

Ditari i Opozitës

Zjarret në Elbasan, Boçi: Qeveria shullehet në diell, banorët rrezikojnë lëkurën

Zjarret në Elbasan, Boçi: Qeveria shullehet në diell,

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar sërish për zjarret që kanë shpërthyer në Elbasan.

Në Facebook, Boçi ka shpërndarë një video ku duket se si qytetarët e zonës po tentojnë të shuajnë flakët me mjete rrethanore, ndërsa nuk duket askund zjarrfikësja.

“Banorët nuk tërhiqen, luftojnë me zjarret e po “rrezikojnë lëkurën”! Qeveria shullehet në diell për të nxirë lëkurën pasi i kanë nxirë jetën shqiptarëve!”, shkruhet Boçi.

Më herët, deputeti i zonës denoncoi përfshirjen nga flakët të një sipërfaqeje me ullishta. Boçi shkruant se deri tani nuk kishte asnjë ndërhyrje nga forcat e zjarrfikëses.

“Një pjesë e ullishtave në perëndim të Elbasanit prej orësh në flakë.

Asnjë impenjim dhe angazhim për të ndërhyrë.

Ndërsa ullinjtë qindravjeçarë të qytetit shkrumbohen, qeveria e pushteti lokal bëjnë shëtitje me skaf.

S’ka zjarr që ia prish pushimin!:, shkruante Boçi në Facebook.

Të fundit