Flash News

Ditari i Opozitës

Zjarret/ Deputetja e PD nga Shëngjini: Situatë që tregon fytyrën e vërtetë të këtij shteti, i degraduar në cdo qelizë

Zjarret/ Deputetja e PD nga Shëngjini: Situatë që tregon

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka reaguar e revoltuar nga Shëngjini, ku situata nga zjarret vijon të jetë alarmante. 

Në një prononcim për mediat, Metaliaj tha se situata është dramatike dhe vjen si pasojë e degradimit të institucioneve përgjegjëse. Ajo shton se gjendja e krijuar tregon fytyrën e vërtetë të këtij shteti, që ka degraduar në cdo qelizë. 

Metaliaj: Kjo është situatë dramatike, e padëgjuar jo vetëm në Shëngjin që të lihet situata të degradojë prej tre ditësh. Nëse do ndërhyhej në këtë periudhë nuk do ishim në këto situatë. Ka një dështim të institucioneve sepse të përballej me një helikoptër i ardhur orët e fundit dhe zjarrfikës e lopata e mjete rrethanore është e pamundur të përballohej një zjarr i tillë. 

Është situatë qëë tregon fytyrën e vërtetë të këtij shteti, që ka degraduar në cdo qelizë. Me vjedhjet të lejë strukturën e zjarrfikësit me një helikikoptër të menaxhojë situatën me një kovë, është e papranueshme. Shëngjini është në flakë, në portin më të rëndësishme të vendit në pikun e sezonit turistik është situatë dramatike. Apeloj instituciioneve të kërkojnë ndihmë se jemi në prag katastrofe. 

Qytetarët nuk i lëshojnë banesat e tyre por rrezikojnë nga zjarri. Cdo vit ka patuir zjarre në vend dhe zero vëmendje nga ministria e MBrojtjes dhe qeverisë. 

 

Të fundit