Flash News

Ditari i Opozitës

Zjarret në vend, Berisha: Zjarrfikësit në luftë me flakët njësoj si në mesjetë!

Zjarret në vend, Berisha: Zjarrfikësit në luftë me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video ku zjarrfikësit shfaqen duke rrezikuar jetën e tyre për shkak se nuk kanë mjetet e nevojshme për të “luftuar” me flakët.

Në një reagim në rrjetin e tij social Facebook, Berisha ka sjellë në vëmendje luftën e vazhdueshme të zjarrfikësve.

Puna e tyre bëhet përherë edhe më e vështirë, teksa përballen me mungesën e mjeteve dhe infrastrukturës.

Ata vijojnë të shuajnë zjarret me mjete rrethanore, me shkopinj dhe çanta shpine, dhe kur avionë për shuarjen e zjarreve nuk ekzistojnë fare në këtë shërbim.

“Luftë me zjarrin si në mesjetë! Zjarrfikëset në tako! Aeroplani (Ismaili) është për ndenjëset e Ramës! Turp dhe krim!”, shkruan ironikisht Berisha teksa poston videon më poshtë.

Të fundit