Flash News

Ditari i Opozitës

Zjarret/ Xhixho: Shqipëria digjet sepse korrupsioni ka shtrirë degët në të gjitha nivelet e qeverisjes

Zjarret/ Xhixho: Shqipëria digjet sepse korrupsioni ka shtrirë

Erisa Xhixho ka shprehur shqetësimin, lidhur me situatën e zjarreve që kanë prekur disa zona të vendit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se situata ishte e paralajmëruar, teksa për shkak të dështimit total të qeverisë për të garantuar kapacitetet e domosdoshme për përballimin e emergjencave civile, Shqipëria vijon të përballet me katastrofa mjedisore të shkaktuara nga zjarret.

Sipas Xhixhos, Shqipëria digjet çdo verë dhe përmbytet çdo dimër sepse korrupsioni i ka shtrirë degët në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Reagimi

Po ndjek me shqetësim situatën tragjike që kanë krijuar zjarret në disa zona të vendit. Në këtë moment të vështirë, lutjet e mia janë për jetën e banorëve dhe efektivëve që ditë e natë, në kushte ekstreme, po përpiqen t’u vijnë në ndihmë.

Fatkeqësisht, kjo është një situatë e paralajmëruar. Zjarret na kanë shoqëruar në çdo stinë të nxehtë vitet e fundit. Jemi detyruar të kërkojmë ndihmën e fqinjëve, për shkak të dështimit total të qeverisë për të garantuar kapacitetet e domosdoshme për përballimin e emergjencave civile.

Shqipëria digjet çdo verë dhe përmbytet çdo dimër sepse korrupsioni i ka shtrirë degët në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Sot efektivëve të Forcave të Armatosura u duhet të luftojnë me flakët me mjete primitive, sepse paratë me të cilat mund të ishin blerë mjete, kanë përfunduar në gropat thithëse të korrupsionit.

Në dallim nga fqinjët, Shqipëria nuk ka asnjë mjet për ndërhyrjen e specializuar nga ajri në rast zjarresh. Një Fire Boss kushton rreth 3.5 milionë euro, më pak se Kopshti i Edenit në oborrin e Kryeministrisë. Është për të ardhur keq sesi paratë për luksin qeveritar derdhen lumë, por mungojnë për të shpëtuar Shqipërinë nga flakët.

Të fundit