All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Zjarri në landfillin e Bushatit /Hoti: Qytetarët po thithin toksina e dështimit të radhës nga qeveria

All - Paragraf - 1

Zjarri në landfillin e Bushatit /Hoti: Qytetarët po thithin toksina e

Deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Kliti Hoti ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në landfillin e Bushatit.

All - Paragraf - 3

Sipas tij, qytetarët e Shkodrës dhe Vaut të Dejës nuk po thithin ajër, por toksinat e dështimit të radhës të kësaj qeverie.

‘Ky nuk është aksident, kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së kontrollit të skemës së mbetjeve në vend’, shkruan Hoti.

Reagimi i deputetit Kliti Hoti:

Sot, qytetarët e Shkodrës dhe Vaut të Dejës nuk po thithin ajër, por toksinat e dështimit të radhës të kësaj qeverie.
Retë e zeza mbi landfillin e Bushatit janë dëshmia ulëritëse e një arrogance që nuk njeh kufi dhe e një paaftësie që po na kushton shëndetin.
Si mund të flitet për ‘shëndetin publik’ kur lihen të digjen male me mbetje kimike e plastike në mes të ditës? Kush mban përgjegjësi për këtë katastrofë ekologjike që po helmon banorët?
Ky nuk është aksident, kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së kontrollit, investimeve të munguara dhe keqmenaxhimit korruptiv të skemës së mbetjeve në vend.
Si deputet i qarkut te Shkodrës kërkoj që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë.

Të fundit