Flash News

Ditari i Opozitës

Zjarri në Shëngjin, Gjekmarkaj: Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës

Zjarri në Shëngjin, Gjekmarkaj: Qeveria është e

Deputeti i PD për Lezhën, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën me zjarret në Shëngjin.

Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës. Gjekmarkaj i ka bërë thirrje Ramës të aktivizojë çdo mjet për të neutralizuar zjarrin.

“Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore. Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur , jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit”, shkruan ai.

Të fundit