Flash News

Ditari i Opozitës

Zjarri në Tiranë, Berisha: Autorë kryesorë janë Rama dhe Veliaj, po damkoset opozita për të mbuluar krimin

Zjarri në Tiranë, Berisha: Autorë kryesorë janë Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me zjarrin që shkrumboi pallatin në Tiranë, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjës kryesorë për ngjarjen.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se ngjarja është përdorur për të sulmuar opozitën dhe për të mbuluar përgjegjësitë reale për ndërtimin e objektit.

Ai theksoi se deputetët e opozitës kanë qenë të pranishëm dhe kanë reaguar për rastin, duke kundërshtuar pretendimet e bëra në media.

“Në një emision televiziv mbrëmë, në mënyrën më të papërgjegjshme, për të damkosur opozitën, për të mbuluar krimin e shëmtuar të djegies së pallatit shumëkatësh, të ndërtuar me material të djegshëm, të ndërtuar me material të cilin opozita e kishte denoncuar pikërisht atë ndërtues dhe atë pallat në organet e prokurorisë kohë më parë. Deklarohej se asnjë deputet i opozitës nuk ishte aty. Paturpësia mediatike nuk mund të ketë kufij tjetër përveç kësaj. Deklarohej se deputetët e opozitës heshtën, në një kohë kur aty ishin deputetë të opozitës. Në një kohë kur deputetët e opozitës ndërhynë për të njoftuar emisionin me dokumenta se kemi qenë aty. Në një kohë kur në parlament, katër deputetë të opozitës ngritën zërin, zërin, por top tunelit, për pallatin që u dogj dhe mbrojtjen e banorëve”, u shpreh Berisha.

Berisha vijoi me akuza të drejtpërdrejta ndaj Ramës, Veliajt dhe ndërtuesit Armand Lilo.

“Në një kohë kur unë para jush denoncova Edi Ramën dhe Erjon Velinë si autorë të kryesorë të zjarrit dhe Armand Lilon të cilin e mbrojti Edi Rama, e mbrojti Edi Rama, sepse doli tha, do ta ndërtojë ndërtuesi, po megjithëse ndërtimi nuk ka, nuk është përgjegjësia e ndërtimit ajo që ndodhi. Në një kohë kur Armand Lilo ja ka mbathur. Unë i thashë, po në qoftë se është i pafajshëm, pse ja mbathi ai?”, tha Berisha.

Të fundit