Flash News

Ditari i Opozitës

Zjarri në Urgjencën e QSUT, Vokshi: Prokuroria nisi hetimet vetëm pas mesazhit të mjekut

Zjarri në Urgjencën e QSUT, Vokshi: Prokuroria nisi hetimet vetëm

Në fjalën e saj në sencën e sotme parlamentare deputetja demokrate, Albana Vokshi, foli për zjarrin në Urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi u shpreh se qytetarëve po i rrezikohet jeta, ndërsa i vonohet shërbimi në 2 urgjencat e tjera, të Traumës dhe Sanatoriumit, të mbytura nga fluksi i pacientëve pas zjarrit në QSUT.

Vokshi theksoi se Prokuroria e Tiranës u vu në lëvizje vetëm pas denoncimit të një mjeku, ndërsa akuzoi zyrtarët për korrupsion në lidhje me tenderin për rikonstruksionin e QSUT-së.

Pse heshtin, pse nuk flitet, vetëm publikimi I mesazhit të një mjeku dixhital vuri në lëvizje prokurorinë të fillonte hetimet, sepse askush nuk lëvizte, çfarë fshehin, kanë vjedhur dhe kanë vjedhur pa lezet.

Kërkova kontroll parlamentar në QSUT dhe refuzuan të shkonin.

Mjeku dixhital thotë se në katet nëntokë të sëmundjeve të brendshme është djegur çdo gjë, nuk ka rënë vetëm një herë zjarr ka rënë dy herë dhe kjo mbahet e fshehtë. Shkojnë pacientët në QSUT nuk marrin shërbim, i çojnë në spitale të tjera duke i vonuar? Po pse quhet urgjencë, se duhet shpejt. Kostoja: Rrezikim i jetës së qytetarëve”, tha Vokshi.

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me zjarrin në urgjencën e QSUT për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”.

 

Të fundit