Flash News

Ditari i Opozitës

Zjarri te landfilli i Bushatit, Boçi: U paralajmërua nga opozita, vendimi i qeverisë e ktheu në bombë ekologjike

Zjarri te landfilli i Bushatit, Boçi: U paralajmërua nga opozita,

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë landfillin e Bushatit, duke shkaktuar një situatë alarmante mjedisore dhe shëndetësore.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e ka cilësuar ngjarjen si një "katastrofë të paralajmëruar", duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion.

 Në një postim në FB, Boçi argumentoi se landfilli kishte tejkaluar kapacitetet e tij për shkak të një vendimi të Kryeministrit Rama për të depozituar aty edhe mbetjet nga qarqet e Elbasanit dhe Fierit.

Sipas tij, kjo masë u mor për të mbuluar dështimin e inceneratorëve në këto dy qytete, të cilët, sipas tij, "gllabëruan miliona euro" por nuk janë funksionalë.

Reagimi i plotë:

Pamjet apokaliptike vijnë nga landfilli i Bushatit në flakë që prej paradites së sotme. Bushati “parajsa” e fitimit për korrupsionin qeveritar e interesave kriminale, është dëshmuar sot si porta e “ferrit” për qytetarët e zonës. Dëmi në mjedis e shëndet është i pallogaritshëm.

Bushati s’ka më kapacitet pas viteve përdorim. Por Rama i shtoi atij trefish ngarkesë me vendimin absurd për të depozituar aty mbetjet, përveç Shkodrës dhe Lezhës dhe të Elbasanit e Fierit. Kjo sepse inceneratorët që gllabëruan miliona euro në Elbasan e Fier nuk funksionojnë.

Dhe për të mbuluar korrupsionin u mor ky vendim korruptiv. Korrupsioni për Ramën lahet me korrupsion. Zjarrvënia aty është e qëllimshme, sepse duhet të hapet hapësirë që të vijnë plehra më shumë pas ezaurimit të kapaciteteve dhe fitimi korruptiv të mos ndalet. Siç duket nga Elbasani u morën jo vetëm plehrat, por dhe taktika e zjarrvënies e aplikuar disa herë në Elbasan.

Kjo katastrofë mjedisore e shëndetësore, për shkak të vendimit absurd të Ramës u paralajmërua nga PD dhe ekspertët, por nuk u dëgjua. Sot zjarrvënësit e fateve të shqiptarëve se kanë për gjë t’i vendosin një zjarr një landfilli për të ndezur akoma më shumë makutërinë e tyre për të fituar sa më shumë para mbi shëndetin e rrezikuar të njerëzve dhe helmimin e mjedisit! Ky është Rama dhe kjo është mënyra si qeveris ai!!!!

Të fundit