Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
“Zonja kryetare, Sali Berisha ju dha një leksion se si mbrohet Kushtetuta”
Nga Elda Hoti
Zonja kryetare, mendoj që sot ju, si mazhorancë, duhet t’i kërkoni ndjesë të madhe liderit të opozitës, Sali Berishës.
Duhet t’i kërkoni falje çdo shqiptari, që guxuat dhe shkelët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të goditur kundërshtarin tuaj politik.Sepse arrestimi i Sali Berishës nuk ishte vetëm një sulm ndaj një individi, por një goditje ndaj çdo qytetari që kërkon drejtësi.
Bëtë çdo tentativë që ai të mos ushtronte detyrën e tij si deputet.
U munduat me çdo mjet ta asgjësoni politikisht, por harruat se ai është Sali Berisha dhe tani u rikthye për t’ju mundur të gjithëve ju bashkë.
Rikthimi i Sali Berishës në Kuvend është një mesazh i fuqishëm për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, që duhet respektuar dhe mbrojtur me çdo çmim.
Ndaj, zonja kryetare, Sali Berisha ju dha një leksion se si mbrohet Kushtetuta dhe shpresoj të mësoni nga Sali Berisha dhe të ngriheni në lartësinë e duhur, që të mos vazhdoni ta shkelni më Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pikërisht nga ky Kuvend.