Flash News

Ditari i Opozitës

Zotohet Berisha: Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë

Zotohet Berisha: Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka

Kreu i PD, Sali Berisha është zotuar se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë.

Gjatë një takimi me ekspertë ku u diskutua për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, Berisha u shpreh se PD ka patur si qëllim rikthimin e projektit të parë të italianëve për Tiranën.

Ju garantoj se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë. Sheshi ka qenë një fazë tranzitore. Çfarë ju bë sheshit? Sheshit iu zvogëluan përmasat në mënyrë që të mos ishte një hapësirë gjigante në raport me njeriun liliput kur kalonte. U ndërtua një pyll midis Bankës dhe Muzeut.

Sigurisht i përkohshëm. U ndërtua diçka tjetër jeshile për t'ia thyer betonin, u bë një gjelbërim para shkallëve dhe gjithçka në atë shesh ishte e përkohshme. Qëllimi ynë ka qenë rikthimi i projektit të parë të italianëve për Tiranën.

Mbi bazën e këtij qëllim ne shkuam me Bulevardin gjer në fund dhe filluam trajtimin e lumit të Tiranës. Këto ishin objektivat. Natyrisht nuk është tagrin e një politikani kurrë të përcaktojë sheshin si do të jetë, do të jenë arkitektët, urbanistët që do ta përcaktojnë atë. Është e vërtetë që Instituti i Urbanistikës u shkri.

Pse? Sepse u zhyt i tëri në konflikt interesi. Ata vërtetë mblidheshin në ndërtesë, por funksionin në studio të veçanta, për kompani të veçanta dhe ata vetvetiu dolën në treg si privatë dhe kjo ka qenë arsyeja. Natyrisht zëri është dëgjuar.

Keni të drejtë për dy kullat, ato janë të hershme, megjithëse nuk ka patur asnjë rrënim, asnjë cenim të trashëgimisë kulturore të Tiranës gjatë asaj periudhe. Mund të bëhej edhe më shumë por MUNDËSITË ishin të kufizuara”, deklaroi Berisha.

Të fundit