Flash News

Ditari i Opozitës

Zv.kryeministri britanik u dorëhoq pas akuzave për bullizëm, Paloka: Në Parlamentin e Edvinit ky quhet ‘humor anglez’

Zv.kryeministri britanik u dorëhoq pas akuzave për bullizëm,

Edi Paloka ka ironizuar parlamentin shqiptar pas lajmit se zëvendës kryeministri britanik, Dominic Raab dha dorëheqjen pas akuzave për bullizëm.

Në një postim në “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike u shpreh se Shqipëria ka një kryeministër që gjithë politikën e tij e ka të bazuar tek fyerjet e sharjet.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Zëvendëskryeministri i Britanisë, Domenic Raab ka dhënë dorëheqjen pasi akuzohet për bullizëm. Raab ka dhënë dorëheqjen nga postet e tij si sekretar i drejtësisë dhe zëvendëskryeministër.

Për dorëheqjen ai ka ka shkruar një letër, ku thotë se ndihet ‘i detyruar të pranojë rezultatin e hetimit’.

POSTIMI I PLOTË:

Ne Parlamentin e Edvinit , ky lajm do quhej thjeshte “humor anglez”. Ne kemi nje kryeminister qe gjithe “politiken” e tij e ka te bazuar tek fyerjet dhe sharjet per qytetaret, gazetaret , opoziten e madje dhe per ata qe mban rrotull si lolo.

 

Të fundit